Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Memolla: Jam i burgosur politik/ Bashkiaku i Rrogozhinës: Kjo nuk është drejtësi për cilën kam luftuar

schedule15:23 - 11 Shkurt, 2026

schedule 15:23 - 11 Shkurt, 2026

Dy ditë pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme e dënoi me një vit burg, Edison Memolla, paralajmëroi se betejën ligjore do e vijojë deri në Strasburg ndërsa vetën e cilëson të burgosur politik.

“Mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Strasburg”, tha Ediosn Memolla.

Memolla hodhi poshtë tumnajën opozitare se burgosja ka ardhur nga radhët e të tijve, ndërsa thotë se qytetarët e Rrogozhinës i kanë besuar Partisë Socialiste në 5 palë zgjedhje, jo vetëm si kandidat por dhe drejtues politik.



“Përveçse flitet se këtë situatë e kam “peshqesh” nga kundërshtarë politik, nuk më pëlqen aspak ideja që diskutimi zgjerohet duke thënë që “peshqeshi” vjen nga radhët e partisë socialiste qoftë brenda qytetit apo më lart. Nëse do kishte sulme personale, askush s’do më kishte lejuar të ushtroja këtë “pushtet” me të gjithë ju përkrah nëse punët do ishin ndryshe nga çfarë janë, unë jam socialist dhe i tillë do mbetem”, shtoi ai.

Memolla thote se është sulmuar si politikisht ashtu dhe personalisht që kur është ulur në karrigen e kryebashkiakut ndërsa qëndrimin e tij në qeli e lidh me veprime të cilat kanë qenë ndihmë për qytetarët në nevojë.

“Sa herë të kem mundësi t’i qëndroj pranë dikujt në vend që ta “gjunjëzoj” përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq”, është shprehur më tej Memolla.

Futja në qeli e Memollës e ka lënë Rrogozhinën pa kryetar.

Mbetet për tu parë nëse qytetarët do ti drejtohen kutive të votimit për zgjedhje të pjesshme, të cilat duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga njoftimi i vakancës nga këshilli i ministrave tek presidenti.

Një skenar tjetër mbetet dhe ajo e kryetarit të komanduar. Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës, ka të drejtën të komandojë një prej nënkryetarëve të Bashkisë për të drejtuar institucionin vendor deri në datën e zgjedhjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!