Memelli: Skënderbeu e ka garën me veten, i kam rritur çunat psikologjikisht

schedule15:19 - 21 Mars, 2021

schedule 15:19 - 21 Mars, 2021

Skënderbeu fitoi në transfertë me Apoloninë dhe la vendin e fundit në klasifikim, por triumfi i Bylisit me Kukësin ua zbeh disi gëzimin. Trajneri i korçarëve, Migen Memelli, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Kishim shumë raste, disa lojtarë ishin pranë golit. Më ka pëlqyer sesi ka luajtur skuadra dhe më jep besim për javët e ardhshme. Kur kam ardhur më datë 3 shkurt kam gjetur një skuadër të rënë psikologjikisht.

Gjatë javëve u mundova t’i bind se mund të bëjnë mirë, pavarësisht se nuk janë në nivelin e të tjerëve. I rrita dhe i bëra të besojnë në vete. Niveli që ata treguan në fushën e lojës tregon se kanë nivel të lartë dhe mund të arrijnë shumë.

Kampionatin e kemi me veten tonë, merremi vetëm më ndeshjen e radhës. U kam thënë lojtarëve të mos shohin tabelën e renditjes. Tani ata kanë kuptuar se mund të bëjnë diçka”, u shpreh Memelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!