Memelli: Kampionati do jetë i vështirë deri në fund, do bëjmë maksimumin për 3 pikët

schedule15:28 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:28 - 13 Shkurt, 2022

Skënderbeu do të presë në shtëpinë e tij skuadrën e Partizanit. Një sfidë e cila do të luhet ditën e nesërme në 16:45.

Ujqërit e dëborës do të kërkojnë rikthimin te fitorja pasi në 5 javët e fundit kanë marrë vetëm 2 barazime, shumë pak për të mbijetuar në elitë.

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli në konferencën për shty preku disa tema, që kanë të bëjnë me skuadrën e tij, ndërsa theksoi se ndaj Demave djemtë e tij do të bëjnë maksimumin për të marrë fitoren.

“Kampionati do të jetë i vështirë deri në javët e fundit. Përpos kësaj, edhe skuadrat e tjera kanë problemet e tyre dhe vështirësitë e tyre. Në këtë moment jemi në një pozicion jo komod, por që kam besim se bashkë me lojtarët do të dalim nga ky moment në këto javë.

Na ka munguar fati, por dhe pikët. Shpresoj që të vijnë dhe pikët, pasi loja në tre ndeshjet e fundit ka qenë e mirë. Duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë dhe do mundohemi të bëjmë sa më pak gabime në këtë fazë që jemi.

Partizani? Çdo kundërshtar është i vështirë. U kam thënë që nuk do t’i vija emra asnjë skuadre. Ndeshje pas ndeshje kampionati bëhet akoma dhe më i vështirë. Çdo kundërshtar në këtë kampionat, edhe ata që janë në fillim dhe ata që janë në fund, janë kundërshtarë të vështirë. Nuk është e lehtë që të fitosh në kampionatin tonë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë e shpresojmë që të marrim maksimumin.  

Skuadra duhet të ketë qetësinë e duhur që na ka munguar në ndeshjet e fundit.  Të minimizojmë ato gabime që kemi bërë nga ana individuale. Shpresoj që forca e grupit të dalë në pah dhe të fillojmë me rezultatet pozitive që kemi pasur atë periudhë kur po ecnim mirë. Nuk duhet të harrojmë që na mungojnë disa lojtarë për shkak dëmtimesh, skuadra ishte mësuar me lojën e tyre.

Meksi? Ai është jashtë këtë javë për shkak se ka probleme në kavilje. Vitia, Moraes dhe Vrapi shpresojmë që të na bashkohen javën e ardhshme. Do të flasim me stafin mjekësor dhe uroj që sa më parë të bashkohen me grupin“, përfundoi trajneri i Skënderbeut. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!