Memelli: Jam krenar, pjesa e parë super. Egjiptiani i humbi të gjithë topat

schedule15:23 - 21 Shkurt, 2021

schedule 15:23 - 21 Shkurt, 2021

Skënderbeu ia doli të frenojë Vllazninë kryesuese. Sfida e luajtur në Korçë, u mbyll në barazim 1-1, pikë që i shërben juglindorëve, sidomos në aspektin moral. Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli analizoi ndeshjen në prononcimin e dhënë për Supersport, duke vlerësuar në maksimum lojën e djemve të tij.

E dinim forcën e Vllaznisë sot. Kishim vendosur një skuadër mjaft fizike në fushë, Vllaznia ka përdorim topi të jashtëzakonshëm. Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, duhet të ishte trefishuar rezultati.

Në pushim i kërkova djemve të ruanim intensitetin dhe agresivitetin. Provuam të forcojmë manovrën sulmuese, duke futur lojtarin egjiptian në vend të Pusit. Na rezultoi fatale, të gjashtë topat i humbi. Përgjegjësia jonë.

Në fund u hapën skuadrat dhe rrezikuan për fitore. Jam shumës krenar për këta djem, sot zhvilluan një ndeshje të madhe kundër një skuadre të fortë. Do të përballemi me të gjitha skuadrat në mënyrë të barabartë, na penalizoi sot dalja e Marës, një nga lojtarët tanë më të mirë.

Pjesa e dytë në Durrës na dha besim, por edhe ndeshja sot përballë një rivali kaq të fortë. Duhet të largojmë frikën nga lojtarët, që të përballemi me të gjithë në mënyrë të barabartë. Asgjë nuk do të ndodhë. Rrapaj? Është pezulluar nga unë me dy ndeshje, për shkaqe disiplinore.

Në ndeshjen tjetër do të jetë sërish në dispozicion, i barabartë me të gjithë lojtarët e tjerë. Penalltia? Nuk jam i bindur, por nuk dua t’i analizoj vendimet e gjyqtarëve, ju i analizoni më mirë në studio, jeni më të qetë. Është shumë e lehtë për t’u dhënë penallti“, theksoi trajneri i ekipit korçar. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!