Memelli: Bregun e “toleruam”, ju tregoj pse mund të mbijetojë Skënderbeu

schedule18:09 - 12 Shkurt, 2021

schedule 18:09 - 12 Shkurt, 2021

Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Teutës në Durrës, foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Një tjetër humbje e korçarëve, që u komentua kështu nga ana e Memellit:

“Ishte një ndeshje me dy tablo. Kishim provuar të luanim në mbrojtje, pasi ata luajnë nga krahët dhe luan me top të gjatë. U munduam të ishim të kujdesshëm. I vetmi që ka klas te Teuta është Bregu. E shoqëruam te goli i parë, duhej neutralizuar.

Ndryshuam sistem pjesën e dytë, luajtëm në sulm dhe qarkulluam topin. Kishim rastet tona me Marën dhe Berishën. Me atë që u pa në fushë, e para ishte për Teutën dhe e dyta për ne. Këtë e keni parë edhe ju”.

“Lojtarët po rriten, ka intensitet. Më shqetëson pjesa e mbrojtjes. Bajrami u ndëshkua me të kuqe, Sadriu është i dëmtuar. Kemi pak alternativa. Për golin e Karabecit nuk mund t’i vë askujt faj. Jam i kënaqur me atë që skuadra ime dha në pjesën e dytë”.

“Na mungojnë pikët, na duhen shumë. Lojtarët duhet të ndihen si të barabartë me kundërshtarët. Nëse e bëjnë, atëherë do të bëjmë mirë. E treguam në pjesën e dytë sot me Teutën. Përse mund të mbijetojmë? Jemi në vendin e pestë apo të gjashtë për golat e shënuar. Problemi është pësimi i golave.

Nuk lihet Bregu nga mesi i fushës të vijë në zonë dhe jep asist. Do shënojmë gola, pasi kemi lojtarë të mirë. Nuk e kishim Mensah. Duhet të rregullojmë fazën mbrojtëse. Ato po na kushtojnë. Duke parë katër skuadrat e fundit, unë them se ne cilësi individuale të jashtëzakonshme. Ndaj besoj se mund të mbijetojmë”.

“Kemi pësuar shumë shpejt në dy ndeshjet e fundit. Duhet të kemi durim si skuadër. Pasi pësojmë ekipi rëndohet psikologjikisht. 45 minutat e pjesës së dytë më japin besim dhe duhet ta vazhdojmë kampionatin me atë ritëm që patëm. Luajmë me Vllazninë për 4 ditë dhe do mundohemi të bëjmë maksimumin. Bëmë 45 minuta të jashtëzakonshme dhe ato më japin besim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!