Mema: Rezultat zhgënjyes, do të flas personalisht me presidentin

schedule20:22 - 5 Tetor, 2019

schedule 20:22 - 5 Tetor, 2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, shprehu keqardhje për barazimin në Vlorë, pasi skuadra e tij po fitonte deri në sekondat e fundit. Pas këtij barazimi, numri një i stolit bardheblu tha për Supersport:

NDESHJA – “Ndoshta na mungon qetësia. Ndeshja me Partizanin ka lënë gjurmë. Kemi administruar lojën dhe vjen keq që përfundoi ashtu siç përfundoi”.

LIKA & HOXHALLARI – “Ilioni pati një problem në shpinë dhe u detyruam ta ndërronim. Nuk kisha ndër mend ta ndërroja, por ishte konstatim i mjekëve. Pjesa e Hoxhallarit është vendim administrativ, jo i imi. Do flas me presidentin, është momenti për të folur bashkë. Nëse ekipi luan keq, është gabimi im”.

PROBLEMET – “Nëse ekipi luan mirë e shënon gola, domethënë ky ekip më ndjek, nuk diskutohet. Po të shohësh golat, u festuan tek unë. Ky është moment që duhet analizuar, pyetje që ia bëj edhe unë vetes”, përfundoi Mema.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!