Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për “Gol pas Gol” në Supersport pas fitores ndaj Laçit, ku u shpreh shumë i lumtur për rezultatin e arritur. Në fjalën e tij, kreu i bardhebluve tha:
LOJTARËT – “Dunga e meritonte të ishte aty. Kampionati është i gjatë, Torassa ka pasur disa dëmtime të vazhdueshme. Askush nuk e ka në dorë kush lojtar mund të luajë apo kush jo. Lojtarët që kanë mundësinë të luajnë, duhet ta vërtetojnë se e meritojnë të luajnë dhe ta fitojnë vetë një vend në formacion. Lojtarët që e kanë merituar, do të luajnë prapë.
KALENDARI – “Të them të drejtën, Ballshi është një nga ekipet më të forta. Edhe Teuta e Gjirokastra janë ekipe shumë të mira. Sidomos me këto ekipet në letër që cilësohen ekip i dytë, duhet përqëndrim maksimal. Me ekipet pretedente, do të vendosin episodet. Ne thjesht përgatisim ndeshjen e radhës”, tha Mema./abcnews.al