Mema: Disiplina e para, i përkas me shpirt Tiranës! Derbi? Më “tërbon” diçka!

schedule16:21 - 28 Shtator, 2019

schedule 16:21 - 28 Shtator, 2019

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka dalë sot para mediave për të folur në lidhje me derbin kundër Partizanit. Tematikat për të cilat foli ishte të shumta.  “Ekipi është mirë fizikisht. E presim me kujdes këtë ndeshje, nuk duhet eufori. I referohem ndeshjes së fundit me Kukësin, ku kaluam pak në aventurë. Ndodhi pasi kemi ambicie. Nesër do shikohet se si do jetë Tirana. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe besoj se do ta menaxhojmë mirë ndeshjen”, u shpreh Mema fillimisht.

“Ekipet janë të forta dhe vendoset nga episodet. Me Teutën ishim superiore, edhe me Kukësin. Por duhet kujdes, një ekip i fortë të godet në një moment. Ekipi është formatuar në verë dhe kërkojmë shumë. Mund t;i fitonim ato dy ndeshje. Kemi sërish ndeshje me rivalët. Nëse e kemi me Partizanin. Pavarësisht lojtarëve jo të mira, ata kanë elementë të mirë. Mund të vendoset nga individët. Shpresojmë të fitojmë nesër”.

“Çdo gjë është për t’u parë. Kemi pesë vite pa fituar. Ndoshta ka qenë organizimi jo i mirë, që në përzgjedhjen e lojtarëve. Kanë qenë më të kujdesshëm dhe kanë pasur lojtarë më cilësorë se ne në vitet e shkuara. Shpresoj këtë vit gjërat të jenë ndryshe dhe të flasin për ne”.

“Të thuash dhe të bësh diçka është ndryshe. Me ekipin flas ndryshe, pasi duhet gjithë kohën ekuilibër.  Shpresojmë të kemi edhe ne dinakërinë dhe t’i shohim gjërat me kujdes dhe qetësi. Ne jemi ekip që duam të fitojmë gjithë kohën. Rezultati me Kukësin ndoshta na ka bërë mirë, na ka ulur me këmbë në tokë dhe na bën t’i shohim gjerat me më shumë kujdes”.

“Kam një vit te Tirana. Nuk dilet kampion me katër ndeshje. E kanë thënë edhe lojtarët me eksperiencë brenda grupit. Duhet kujdes në atë çfarë mendojmë dhe çfarë bëjmë. I duhet bërë hyzmeti çdo ndeshje, jo të flasim. Edhe skuadrat e tjera kanë ekipe të forta. Ndoshta nga opinioni është krijuar ideja për titullin, apo uria e tifozëve. Por duhet patur shumë kujdes”.

“Nuk duhet ta marrim si sfidën e jetës. Duhet të jemi të qetë. Ajo do na bëjë ta menaxhojmë ndeshjen dhe të marrim rezultat pozitiv. Ekipin nuk e ndërton një ekip, presidenti më është përgjigjur. Ai ka eksperiencën e tij. Ka thënë jo edhe ai për dikë. Ka qenë merkato e përbashkët dhe kemi marrë këta që morëm. Përgjegjësitë janë për të gjithë. Të gjithë kanë sfidat e tyre. Shpirtërisht jam brenda familjes time. Sfida ime nuk ka të bëjë me presionin. Shpresoj të bëjmë më të mirën për veten dhe ekipin. Nuk eha presionin. Mund edhe të vriten pesë lojtarë. Sfida nuk është se mora pesë lojtarë dhe do bëjmë namin. Do i shohim ndeshje një pas një dhe të shohim përpara”.

“Me Imamin ishte një moment që ndodh në futboll. Disiplina është para çdo lojtari. E nxora nga stërvitja për verpimin dhe kaq. Duhet të jemi të bashkuar. Nuk jam i rëndësishëm as unë, as Tefiku që është këtu. Grupi është i rëndësishëm”.

“Është e vërtetë që kam qenë një vit te Partizani. Do ta them një ditë se si ka qenë situata ime. Këtu ka edhe tifozë të Partizanit që janë gazetarë (qesh). Do ishte mirë të shkonin te skuadra atje. I përkas me gjak dhe me shpirt Tiranës. Ishte njëherë e vetme që kalova atje dhe do ta tregoj arsyen”.

“Po përmendët shumë ky 5-vjeçari pa fitore. Kur isha unë lojtar, Partizani ka fituar 1 herë në dhjetë vite dhe nuk trumbetohej kaq shumë. Ndoshta media atëherë ishte pak e vakët. Nuk më vjen kur e dëgjoj, edhe pse është realitet. Kjo duhet të na nxisë ne si ekip të fitojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!