Meloni zhvillon bisedë telefonike me Draghin, “shuhen” shpresat e Salvinit për postin e ministrit të Brendshëm

schedule11:57 - 27 Shtator, 2022

schedule 11:57 - 27 Shtator, 2022

Fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme italiane të së dielës, Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me ish-kryeministrin italian Mario Draghi, sipas burimeve të afërta. Meloni, pas deklaratës së saj në natën e zgjedhjeve, nuk u takua me gazetarët në konferencën për shtyp dhe në vend të saj la të flasin disa zyrtarë të tjerë të partisë.

Në të njëjtën kohë, sipas gazetës La Repubblica, Meloni nuk ka ndërmend të zgjedhë Matteo Salvini për asnjë nga ministritë kryesore të qeverisë së re – diçka që mund të shkaktojë tensione në marrëdhëniet e brendshme dhe ekuilibrat e aleancës konservatore, pasi Salvini ka shprehur qartë dhe në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer në Ministrinë e Brendshme, pra të njëjtin pozicion që mbajti në qeverinë e parë të Giuseppe Conte.

Mirëpo, Liga nuk mori as 9% të votave dhe kjo zbeh çdo pretendim të tij. Për çdo ndryshim, megjithatë, ai ka një liri veprimi prej gati katër javësh, pasi parlamenti i ri do të krijohet si organ vetëm më 13 tetor. Më pas Presidenti i Republikës Sergio Mattarella do të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike, për të caktuar menjëherë urdhrin për formimin e qeverisë.

Analistët presin gjithashtu të shohin se si do të veprojë kreu i Forza Italia, Silvio Berlusconi. Ai dëshiron të zgjidhet në krye të Senatit, por reagimi i tij në ditën e zgjedhjeve nuk kaloi pa u vënë re.

Kur një votues e pyeti nëse e frikëson Gjeorgjia Meloni, ai u përgjigj: “Po, ajo më frikëson pak”.

Së fundmi, për sa i përket qendrës së majtë, pas rezultatit zhgënjyes të Partisë Demokratike (19%) dhe deklaratës së sekretarit të “demokratëve” Enrico Letta se marsin e ardhshëm nuk do të kontestojë më ndërsa shtypi italian tha se nevojitet një kurs i gjatë ripërtëritjeje dhe rithemelimi i mundshëm i qendrës së majtë, me një ndryshim të prioriteteve dhe një kontakti më kuptimplotë me qytetarët, në mënyrë që të mund të kapërcejë krizën  aktuale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!