Meloni: Nuk do tërhiqemi. Mediat italiane: Grupi i dytë i emigrantëve shkon në Gjadër javën e ardhshme

schedule13:11 - 19 Tetor, 2024

schedule 13:11 - 19 Tetor, 2024

“Do të gjejmë një zgjidhje”. Ky është premtimi i kryeministres italiane,  Xhorxhia Meloni në lidhje me vendimin e gjykatës italiane që detyrojë kthimin e 12 emigrantëve në Itali.

Nga Libani, Meloni njoftoi se të hënën do të zhvillohet mbledhja e Qeverisë, ku do të gjejnë edhe një zgjidhje.

Kryeministrja italiane theksoi se kthimi i azilkërkuesve që u sollën në Gjadër si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, nuk lidhet me Shqipërinë.

“Çështja nuk është Shqipëria, çështja është shumë më e gjerë. Në thelb, gjyqtarët thonë se nuk ka vende të sigurta. Kështu që unë ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk është në Shqipëri, problemi është se askush nuk mund të riatdhesohet, nuk mund të largoni njerëzit, nuk mund të bëni asnjë politikë për të mbrojtur kufijtë. Por shpresoj se do të më thoni edhe se si zgjidhet, si menaxhohet rendi publik, kush do të paguajë miliardat e mikpritjes që ne do të duhet të paguajmë. Do të gjej një zgjidhje edhe për këtë problem. Do të eci përpara. Është një çështje që do ta zgjidhim së shpejti.”, ka thënë Meloni.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, mediat italiane paralajmëron se qeveria nuk është tërhequr dhe se javës tjetër pritet të sjellë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër.

Referuar artikujve të vendit fqinj anija italiane me emigrantë mund të mbërrijë në Portin e Shëngjinit të mërkurën ose të enjten, në varësi të kushteve të motit. 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe u sollën në Gjadër të mërkurën e 16 tetorit.

Me 18 tetor, gjyqtarët në romë kërkuan kthimin e emigrantëve pas një vendimi që ishte në përputhje me legjislacionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Në dokumentin zyrtar thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe apo të lihen të lirë në territorin shqiptar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!