Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, kryeministrja i Italisë, Georgia Meloni së bashku me familjen e saj ka mbërritur në portin e Vlorës.
Pak minuta më parë në port mbërriti në port për ta pritur edhe kryeministri Rama.
Mësohet se Meloni do të qëndrojë dy ditë në Vlorë me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Pas mbërritjes në port, Meloni dhe Rama i janë drejtuar vilave qeveritare.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur shumë italianë kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Për këtë interes shumë të lartë kanë shkruar edhe mediat italiane. Edhe kryeministri Edi Rama ka folur për këtë bum turistësh për mediat fqinje ndërsa ka shprehur vlerësim të lartë për homologen e tij.r.t/abcnews.al