Melanoma, sëmundja e rrezikshme e lëkurës, mjekja: Mos neglizhoni ndryshimet në nishane

schedule11:50 - 24 Maj, 2022

schedule 11:50 - 24 Maj, 2022

Melanoma apo kanceri i nishaneve është më rrezikshmi nga të gjitha format e kancerit të lëkurës.

Përveç predispozitës gjenetike, një nga shkaktarët kryesorë të melanomës është ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve të diellit.

E ftuar në studion e Abc Live, mjekja dermatologe Amarda Gica thotë se melanoma diagnostikohet lehtë, pasi në lëkurën e pacientëve shfaqen ndryshime mjaft të dukshme, siç janë ndryshimet në nishane.

Dermatologia rekomandon se pacientët duhet ti drejtohen menjëherë mjekëve, nëse vërejnë ndryshime në nishane, për ta kapur sëmundjen në kohë. Ndër të tjera mjekja thotë se kremi për mbrojtjen ndaj diellit duhet të aplikohet çdo 2 orë.

“Melanoma është një ndër kancerat e lëkurës, por më i rrezikshmi. Melanoma është lehtësisht e diagniostifikueshme nga vetë indiviti apo familjarët.

Nëse nishani ndryshon atëherë pacienti duhet të vizitohet te mjeku. Ndryshimet në nishane janë, ndryshimet në madhësi, në ngjyrë dhe forma e çrregullt.

Nëse nishani është mbi 6 mm duhet vlerësuar. Nëse nishani ndryshon duhet të kontrollohet me patjetër. Prandaj duhet kontrolluar. Melanoma, sëmundja më e rrezikshme e lëkurës

Disa njerëz kanë frikë të heqin nishanet, sepse mendojnë se do transformohet në malinj.

Sa më shpejt të hiqet nishani aq më mirë është. Megjithatë ka shumë njerëz që heqin nishanet për arsye estetike”, tha mjekja dermatologe në Abc Live./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!