Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të martë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale për zgjedhjen e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë.
Kutive të votimit i është drejtuar edhe zonja e parë Melania Trump, e cila votoi në një nga zonat elektorale të Floridas.
Në një pronocim të shkurtër për mediat ajo ka theksuar se vota e saj shkoi për një djalë të quajtur Trump.
“Unë votova për një djalë të quajtur Trump”, është shprehur ajo.
Ndërkohë presidenti Trump votoi javën e kaluar në West Palm Beach, në votimin para-zgjedhor.
Florida e cila përmban 29 vota elektorale, është shtet mjaft i rëndësishëm për të dy kandidatët e veçanërisht për kandidatin republikan.
Presidenti në detyrë këtë të martë është shprehur se do të fitonte këto zgjedhje./abcnews.al