Melania “tradhton” Trump/ Zonja e parë renditet përkrah Lebron James

schedule19:47 - 5 Gusht, 2018

schedule 19:47 - 5 Gusht, 2018

Melania Trump ka dalë sërish kundër bashkëshortit të saj president, pas fyerjes që ky i fundit i ka bërë një basketbollisti amerikan. Zonja e parë i ka dalë në krah sportistit, i cili në vitet e fundit ka bërë edhe akte bamirësie.

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka dalë në mbështetje të lojtarit të basketbollit LeBron James, disa orë pasi bashkëshorti i saj e kishte fyer atë. James kishte deklaruar në një intervistë televizive se Trump është një njeri përçarës dhe që nxit racizmin. Vetë presidenti reagoi në Tëitter, duke vënë në dyshim inteligjencën e James. “LeBron James sapo u intervistua nga gazetari më idiot i televizioneve, Don Lemon. Ai e bëri LeBron të dukej inteligjent, gjë që nuk është e lehtë”, tha Trump. Por duke reaguar përmes zëdhënëses së saj, zonja Trump ka vlerësuar sportistin për një seri aktesh bamirësie të ndërmarra prej tij. “LeBron James po bën gjëra të mira për brezin e ardhshëm dhe sikurse ka bërë gjithnjë, zonja e parë inkurajon këdo që të angazhohet në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen sot fëmijët”, thuhet në reagimin për shtyp të zëdhënëses së zonjës së parë. Gjatë intervistës për CNN, LeBron kishte deklaruar se sporti i kishte dhënë mundësinë të takohej me njerëz të etnive dhe racave të ndryshme; se sporti nuk ka qenë kurrë një mjet për të përçarë njerëzit, por për t’i bashkuar ata. “Ndërsa Trump po na përçan dhe ajo që kam vënë re në muajt e fundit është se ai po përdor sportin për të na përçarë, gjë të cilën nuk mund ta pranoj”, kishte thënë James. /abcnews.al