Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka urdhëruar të hënën anëtarët e kabinetit të tij që të procedojnë me një rishikim të detajuar të marrëveshjeve që vendi i tij ka me Shtetet e Bashkuara.
Urdhëri i kreut të shtetit meksikan ka ardhur pasi homologu amerikan Donald Trump urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në kufirin jugor të Amerikës, për të parandaluar emigracionin klandestin.
Pak ditë më parë jo vetëm Nieto, por edhe veteranë të ushtrisë amerikane kritikuan planin në fjalë, me argumentin se do të përbënte një akt armiqësor ndaj një vendi mik.
Edhe Barack Obama, pak para se të linte Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi Trump që të mos përdorte dorë të hekurt ndaj Meksikës për faktin se bëhet fjalë për një nga partnerët tregtarë kryesorë të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al