Meksikani i shkaktoi vështirësi, Florian Marku flet për ABC: I lumtur për fitoren, por jo për performancën

schedule13:01 - 26 Gusht, 2022

schedule 13:01 - 26 Gusht, 2022

Nga Gentian Duka 

Florian Marku arriti të gëzojë mijëra shqiptarë që ishin në stadium dhe të tjerë që e shihnin duelin në ekrani. Triumfi në “Air Albania” i ka rritur shanset 29-vjeçarit që të ngjitet në elitën e boksit profesionist. Në intervistën për ABC, Florian Marku u shpreh mjaft i lumtur për fitoren, por jo për performancën.

 “Jam i lumtur për fitoren, por jo me performancën time. Ai u shpreh se një përplasje me kundërshtarin, i vuri në rrezik fitoren”.

Marku fitoi me pikë ndaj rivalit meksikan Parra, ndërsa shqiptari pranoi se e priste një ndeshje kaq të luftuar.

 “E prisja një ndeshje të luftuar sepse meksikanët janë të fortë si dhe janë guximtarë, nuk dinë të dorëzohen. Siç e patë, meksikani luftoi deri në momentin e fundit dhe nuk u dorëzua”.

Mbështetja e tifozëve në “Air Albania” i dha Markut mjaft motivim. Ai u shpreh për abc se e kishte një detyrim fitoren, jo vetëm për vijimësinë në karrierën e tij, por edhe një detyrim moral për shqiptarët që ishin të shumtë në stadium.

Florian Marku theksoi se ky nuk do të jetë dueli e fundit në Shqipëri, ndërsa premtoi se çdo vit do të zhvillojë një ndeshje përpara bashkëkombësave të tij.

 “Gjatë këtij viti do të zhvilloj edhe dy ndeshje të tjera. Çdo vit kam dëshirë që të bëj ndeshje në Shqipëri.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!