Teuta shënoi e para, por Jorgo Meksi bëri atë që sulmuesit nuk e realizuan dhe gjeti barazimin për Skënderbeun, duke marrë një barazim 1-1. Pas ndeshjes kapiteni i ri i korçarëve foli për Supersport, ku tregoi edhe situatën e golit, pas gabimit të Frashërit.
“Dolëm në kundërsulm besova se do gabojnë, ngrita kokën, pashë portën bosh dhe godita. Të jesh kapiten ke akoma më shumë përgjegjësi dhe në çdo ndeshje të motivohemi dhe të vazhdojmë në vendet e larta, ku duhet të jetë Skënderbeu.
Ne nuk merremi me çështje e dënimit sepse edhe në mars kemi shpresa se mund të behët diçka. Jemi të gjithë të rinj dhe Skënderbeu ka treguar se është trampolinë se mund të çojë lojtarë në nivele të larta në Europë”, u shpreh kapiteni i ri i Skënderbeut. /abcnews.al