Mehmetaj: Sistemi duhet zhbllokuar, qytetarët duan ndryshim

schedule20:36 - 29 Janar, 2019

schedule 20:36 - 29 Janar, 2019

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ishte e ftuar në emisionin “Provokacija”. Ajo u shpreh se qytetarët duan që të ndodhë një ndryshim thelbësor në vend. Sipas saj, sistemi është i bllokuar. Kjo është krijuar gradualisht dhe i ka dhënë mundësinë disa personazheve që të marrin në dorë fatet e Shqipërisë.

Kjedi Mehmetaj: Ajo që marr unë më së shumti nga qytetarët është për të pasur një ndryshim thelbësor, rrënjësor. Ata duan që të shikojnë që sistemi në një moment të caktuar mund të zhbllokohet dhe për ta mund të ketë një të ardhme në këtë vend dhe mund të jetë e mirë.

Mustafa Nano: Po sistemi pse është i bllokuar?

Kejdi Mehmetaj: Sistemi është i bllokuar prej kohësh dhe unë nuk besoj që është pasojë e vetëm viteve të fundit, por gradualisht është krijuar luksi për atë që e drejton në 5-6 vitet e fundit dhe të bëjë çfarë të dojë me sistemin e ta komandojë si të dojë. Sistemi ka piramida dhe ka në krye disa personazhe. Një personazh kryesor dhe disa të tjerë që e plotësojnë që mendojnë dhe që kanë arritur në majë duke menduar se tani mund të bëjnë çdo gjë me Shqipërinë. Që janë të paprekshëm, që kanë çdo kontroll, çdo pushtet dhe realiteti në fakt kështu është. Po flas në majën e ekzekutivit. Presidenti ka funksione shumë të qarta kushtetuese dhe shumë të rëndësishme, por vendimet e përditshmërisë nuk i merr Presidenti dhe për këtë jemi koshientë. Vendimet e përditshmërisë janë në dorë të qeverisë dhe që pas 2017-s ka pas vetes edhe një mazhorancë të theksuar parlamentare siç nuk kishte ndodhur prej vitesh. Një mazhorancë e cila nuk është aty për ta kontrolluar qeverinë sepse në parlament ka për funksion të kontrollojë, por është aty për të noterizuar çdo akt të qeverisë pa patur asnjë lloj identiteti.

Më tej, gjatë emisionit, deputetja e re u shpreh se në mazhorancën ku bënte pjesë ajo kishte një lloj balance, duke qenë se në drejtimin e qeverisë ishin dhe PS dhe LSI./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!