Mehdi Çoba: Realizova gol shprese, penalltia e dytë më la pa fjalë!

schedule14:25 - 9 Korrik, 2021

schedule 14:25 - 9 Korrik, 2021

Mehdi Çoba, sulmuesi i ri i Vllaznisë, shënoi një gol shprese për shkodranët kundër Siroki Brijeg. Shkodranët duhet të përmbysin në “Loro Boriçi” humbjen 1-3 që pësuan në Bosnje Hercegovinë.

Çoba ka besim se mund të ndodhë: “Ma merr mendja se është një gol shprese. Ekipi kishte nevojë për një gol dhe fatmirësisht na doli. Shpresojmë tani te ndeshja e radhës.

Forcë kemi, jemi përgatitur dhe e kemi mentalitetin edhe për ta kthyer rezultatin”. I riu foli edhe për gjykimin e arbitrit rus, që akordoi 2 penallti, 2 kartonë të kuq dhe 9 kartonë të verdhë për lojtarët e Vllaznisë.

“Kartonët nuk ishin të nevojshme në disa ndërhyrje, si te Krymi. Ma merr mendja se ndeshjen tjetër do të jetë më mirë. Penalltitë? Nuk e di çfarë të them. Te penalltia e dytë nuk kam fjalë fare”, është shprehur Çoba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!