Mehaj: Jam shumë i lumtur që flamuri i Kosovës u ngrit në Kuvajt

schedule17:21 - 2 Qershor, 2021

schedule 17:21 - 2 Qershor, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj,  ka reaguar pas ngritjes për herë të parë të flamurit të Kosovës në misionin paqësor të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

“Jam shumë i lumtur që sot për herë të parë ngrihet Flamuri i Republikës së Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve)” është shprehur Mehaj.

Mehaj ndër të tjera thekson se do të jenë gjithmonë të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën teksa falënderon Ushtinë e Shteteve të Bashkua të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOËA-s për dislokimin e përbashkët me FSK-në.

“Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën, andaj me këtë rast e falënderojmë Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOËA-s për dislokimin e përbashkët.#StrongerTogether ????”./abcnews.al