Meghan Markle foli për jetën e saj private në një rrëfim të rrallë për Variety. Në intervistën e saj, Dukesha e Sussex zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj Princi Harry kanë vendosur të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia për t’u fokusuar në rritjen e dy fëmijëve të tyre, Archie, 3, dhe Lilybet, 1 vjeç. “ Na lejon të kemi më shumë kohë me fëmijët tanë dhe është një vendim vërtet i rëndësishëm për jetën e tyre. Nuk do ta kthejmë kurrë kohën pas”, tha Meghan.
Në fakt, siç zbuloi ajo, ndajnë të njëjtën zyrë me Princin Harry. “Ne ndajmë të njëjtën zyrë. Ne po punojmë nga shtëpia, pasi shumica e njerëzve kanë filluar gjatë karantinës.
Për sa i përket orarit të tyre ditor, ajo tha: “Unë bëj mëngjesin dhe i bëj gati fëmijët për ditën e tyre. Më pas bëjmë shumë telefonata me video dhe gjithashtu përpiqem të ndajmë përgjegjësitë tona, që të kemi më shumë energji dhe të arrijmë edhe më shumë”.
Ajo shtoi: “Ai është shumë i mirë në përgjigjen e mesazheve. Mundohem të jem sa më e shpejtë në email. Unë gjithmonë them nëse diçka zgjat më pak se pesë minuta, le ta bëjmë tani”./abcnews.al