Megaoperacioni me 55 të arrestuar, sekuestrohen 500 kg drogë, si funksiononte grupi kriminal

schedule12:18 - 9 Mars, 2021

schedule 12:18 - 9 Mars, 2021

Një grup shqiptaro-nigerian është shkatërruar së fundmi në një operacion të përbashkët ndërkombëtar të realizuar mes Shqipërisë, italisë dhe Gjermanisë.

Mëngjesin e kësaj të marte në kuadër të këtij operacioni me 55 të arrestuar, mes të cilëve 27 ishin shqiptarë, 5 shtetas janë arrestuar në Vlorë dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Abcnews.al mëson së të arrestuarit janë në këtë operacion janë Rezart Elmazaj, Dionis Moskaj, Ersild Nelaj, Zeqir Aliaj dhe Albano Juzaj dhe është shpallur në kërkim Andi Veshaj.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se në këtë operacion gjithashtu janë sekuestruar 500 kg drogë e trafikuar nga Shqipëria me vlerë 2.5 milionë euro. Ndër të tjera mësohet se të arrestuarit janë pjesë e tre grupeve kriminale, njëri prej të cilëve i përbërë vetëm nga shetas shqiptarë e dy grupet e tjera janë pjesë e kriminalitetit nigerian.

LEXO EDHE: EMRAT/Operacioni ndërkombëtar i drogës, policia jep detaje: 5 të arrestuar në Vlorë, një në kërkim

Për shitjen e drogës përdoreshin korrierë mjaft të rinj në moshë që paguheshin 50 euro për çdo kg drogë e shitur.

Ndërkohë hetimet për këtë grup kanë nisur në vitin 2018, ku i pari që është zbuluar ka qenë një shtetas nigerian i cili punonte në një stacion autobusi si shpërndarës mallrash, ku policia pas kontrolleve zbuloi se nuk transportonte rroba por drogë.

Ndër të tjera hetimet zbuluan se krerët e një grupi të tillë kriminal ishin shqiptarët, ndërsa nigerianët thjesht shpërndanin. Ata kamufloheshin si endacakë gjatë kohës që kryenin shpërndarjen e marijuanes. Hetuesit kanë dyshime se lënda narkotike që shpërndahej në Itali, sigurohej në Vlorë.

Që nga nisja e operacionit e deri më sot janë vënë nën hetim 83 persona.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!