Megan Fox finalizon divorcin me ish-burrin

schedule15:25 - 17 Tetor, 2021

schedule 15:25 - 17 Tetor, 2021

Megan Fox dhe Brian Austin Green janë zyrtarisht të ndarë. Dyshja kanë arritur një marrëveshje dhe divorci është finalizuar pas gati një viti. Aktorja dhe Green do të duhet të ndajnë gjithçka që kanë fituar gjatë martesës së tyre 10-vjeçare, raporton TMZ.

Ish çifti do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të tre fëmijëve të tyre. Fox bëri kërkesë për divorc në Nëntor të 2020-ës. Pasi ndarja e tyre u bë publike, aktorja doli publikisht me të dashurin e ri, Machine Gun Kelly.

Së fundmi, gjatë një interviste që dha për mediat, Fox tha se kishte gjetur tek reperi atë që gjithmonë kishte kërkuar. “Kjo është ajo që zemra ime po kërkonte. Unë shoh aq shumë nga vetja tek ai, dhe anasjelltas, dhe atë pjesë të mbyllur që e kisha lënë mënjanë.”, tha ajo.

Çmimet MTV Video Music Music 2021 - Mbërritjet

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!