Pas ndërmarrjes së mega-operacionit për ekzekutimin e 27 urdhër arresteve, kanë mbërritur në policinë e Elbasanit drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kreshnik Ajazi dhe drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan Ardian Çipa.
Mesohet se operacioni është ndërmarrë nga një grup prokurorësh nën drejtimin e Kreshnik Ajazit ndërsa është shtrirë në disa burgje.
Po ashtu burime për ABC bëjnë të ditur se hetimet janë shtrirë në Peqin, Vlorë dhe në Elbasan.
Akuzat që rëndojnë mbi personat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër ndalime, janë për korrupsion, shpërdorim detyre, futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve, aktivitetet të lojërave të fatit.
Të përfshirë në “shënjestrën” e prokurorëve janë familjarët, të dënuar shefa burgjesh dhe gardianë. Të gjitha hetimet kanë nisur në SHKBB që në vitin 2020 në disa burgje të disa qyteteve./abcnews.al/



