Medvedev: “I urrej perëndimorët, dua t’i zhduk”

schedule10:22 - 7 Qershor, 2022

schedule 10:22 - 7 Qershor, 2022

Dmitri Medvedev, ish-presidenti rus dhe tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, nuk i kurseu aspak fjalët kundër Perëndimit. Ai u përgjigj me tone të ashpra, duke treguar arsyet se pse i urrren perëndimorët, sipas la repubblica.

“Më pyesin shpesh pse postimet e mia në Telegram janë kaq të ashpra: përgjigja është se i urrej. Ata janë bastardë dhe të degjeneruar. Ata duan vdekjen tonë, të Rusisë. Sa të jem gjallë, do të bëj gjithçka që t’i zhduk, “ tha Medvedev.

Kjo nuk është hera e parë që ish presidenti rus flet me tone të ashpra. Rikujojmë se ai ka akuzuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të “poshtërojnë, kufizojnë, ndajnë dhe shkatërrojnë Rusinë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!