Konsiderohet padyshim, një talent i madh i së ardhmes.
“Fantazisti” i mesfushës së Lecce, Medon Berisha është kthyer në një lojtar të pëlqyer si, në radhët e Kombëtares, ashtu edhe tek ekipi nga Pulja, teksa këtë sezon ka siguruar shumë më shumë minuta, krahasuar me sezonin e shkuar.
Mirëpo, duket se këto minuta do të ndalojnë për pak kohë.
Kjo për shkak se Berisha ka pësuar një dëmtim muskular vetëm pak orë, pas sfidës së kësaj të shtune, ndaj Parma, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane talenti “kuqezi” ka pësuar një zgjatim muskular në kofshën e djathtë, gjë që do ta mbaj për disa kohë larg fushave. /i.m /abcnews.al