Mediu, takim me strukturat e PR në Dibër: Rama ka shkatërruar shtetin dhe institucionet

schedule15:21 - 16 Nëntor, 2020

schedule 15:21 - 16 Nëntor, 2020

Qeveria “Rama” ka shkatërruar shtetin dhe institucionet, deklaroi kryetari i PR-së, Fatmir Mediu në një takim me strukturat në Dibër. Për këtë arsye, qëllimi i opozitës duhet të jetë ndërtimi i shtetit.

“Opozita shqiptare nuk duhet të rënd pas pushtetit, opozita duet të të ketë qëllim kryesor ndërtimin e shtetit.”

Mediu reagoi dhe për deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç që disa ditë më parë tha se Ballkani është në një konflikt të ngrirë.

“Ajo që tha Vuçiç është një paralajmërim shumë i madh që duhet ti zgjojë shqiptarët. Ideja se Ballkani është një konflikt i ngrirë është për t’u preukupuar. Basha në atë politikën e tij si ministër i Jashtëm , primarja e tij ka qenë pavarësia e Kosovës. Më thoni një njohje e [pavarësisë së Kosovës që mund të ketë ndikuar qeveria. Asnjëherë.”

Sipas kryetarit të PR-së, Shqipëria duhet të sillet si vend anëtar i NATO-s, të ngrejë në nivel të diskutimit politik në NATO qëndrimet që mban Serbia. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!