Këshilli Politikë i Partisë Republikane, ka organizuar një forum mbi Sigurinë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Evropës.
Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PR-së, Fatmir Mediu i cili foli për një betejë e përditshme për të arritur dhe mbajtur vlerat e demokracisë.
“Paqja dhe demokracia, janë një betejë e përditshme dhe jo vetëm një destinacion apo një ëndërr. Një mësim që fatkeqësisht sot duket se harrohet dhe vihet në pikëpyetje çdo ditë”, tha ai.
E vetmja mënyrë për t’u përballur me sfidat që kanë të bëjnë me sigurinë, sipas ish Komandantit të Forcave Amerikane, Gjeneral Charles F. Wald, janë aleancat që shtetet duhet të lidhin me njëra-tjetrën.
“Besimi im është se mënyra e vetme që ne mund t’i përgjigjemi të gjitha sfidave të ndryshme që na janë në të gjithë botën, duam apo nuk duam, është përmes aleancave. Pjesa tjetër është nga pikëpamja e Amerikës për Evropën, prania jonë do të thotë diçka dhe nuk ka dyshim për këtë dhe kjo është arsyeja pse ne po ndihmojmë në Evropë ashtu si Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë”, u shpreh ai.
Zyrtarët evropianë ndërkohë përqendruan mesazhet e tyre tek integrimi në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Problematikë e pasigurisë, siç tha Anna Bonfrisco, Anëtare e Parlamentit Evropian, kalohen më lehtë nëse vendet janë bashkë./abcnews.al/