Fatmir Mediu i ftuar në Byro Politike ka deklaruar se protesta nuk do të jetë e dhunshme. Sipas tij, ajo do të jetë pjesëmarrje masive e qytetarëve sepse nuk po respektohen institucionet.
“Protesta do të jetë pjesëmarrje masive e qytetarëve për ti thene Edi Ramës boll. Që ne nuk largohemi nga Shqipëria. Ne e duam këtë vend. Në qoftëse duhet të largohet, duhet të largohesh ti. Ne e duam këtë vend. Ti nuk po respekton të drejtat e qytetarëve. Nuk po respekton kushtetutën, nuk respekton institucionet, nuk po krijon asnjë politikë në interes të shqiptarëve dhe nëqoftëse një qeverisje nuk i krijon këto kushte nuk mund të jetë qeverisje e qytetarëve” u shpreh Mediu./abcnews.al