Mediu: Opozita të jetë e bashkuar në çdo qendër votimi, apel të rinjve për angazhim

schedule17:53 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:53 - 21 Tetor, 2020

Alternativa republikane në zgjedhjet e 25 prillit parashikon përmbysjen e mendësisë që ka ofruar në këto 7 vite qeveria Rama, e cila sipas Fatmir Mediut ka sjellë rrënimin e Kushtetutës, me metodat totalitare dhe ka vendosur një sistem korrupsioni që po zbraz Shqipërinë.

Përballë skemës së maxhorancës në miratimin e kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme, Mediu vlerëson si mundësi të vetme ruajtjen e votës.

Opozita duhet të jetë e bashkuar në cdo qendër votimi, duhet të shkojë me bindje se duhet të votojë për lirinë që i ka falur Zoti kundër manipulimit të një qeverisje të korruptuar. Duhet të shkojë për një qeveri që punon për njerëzit, jo për një qeveri që punon për një kastë ose sekt siç e kemi sot” tha ai.

Deklaratat Mediu i bëri gjatë një bisede me të rinjtë në Tiranë, të cilëve u bëri thirrje të bëhen pjesë e përpjekjes për ndërtimin e vendit kundër varfërisë, pasigurisë, krimit dhe drogës që po kontrollon shtetin e pushtetin.

Ai kërkoi angazhimin e tyre për të ushtruar përgjegjësinë me votë, duke e cilësuar këtë si një kontribut ndaj prindërve dhe për të ardhmen për ti dhënë vendit një qeveri që punon për njerëzit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!