Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bëri thirrje nga Vlora për një bashkim të Shqiptarëve në 25 prill, për t’i dhënë mundësinë vendit për të vijuar rrugëtimin e tij drejtë Bashkimit Evropian.
“Për të mos vlerësuar që Kodi elektoral të bëhej me konsensus apo të bëhej me vlerësimin e Komisionit të Venecias, tregon qartësisht se Edi Rama do t’i shkojë deri në fund manipulimit të procesit zgjedhor që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Edi Rama kërkon që të pengojë bashkimin e shqiptarëve në 25 prill kundër këtij regjimi të korruptuar”, tha Mediu.
Mediu akuzoi qeverinë se me politikat e saj po shpopullon vendin dhe po i vret shpresën të rinjve.
“Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria është plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe nga pikëpamja ekonomike. Ne po humbasin atë pjesë aktive të shoqërisë e cila gjeneron jo vetëm debat politik, por edhe mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit”, u shpreh ai.
Partia Republikane vijon prej disa javësh takimet me strukturat në funksion të përgatitjes për zgjedhjet e 25 prillit./abcnews.al/