Kryetari i PR, Fatmir Mediu i ftuar në studion e “ABC News”, foli për mbledhjen që u zhvillua mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Kreu i Partisë Republikanë , u shpreh se interesat kaq të rëndësishme nuk duhet të trajtohen si show.
Mediu gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo theksoi se është ndërtuar një marrëdhënie e dëmshme dhe Serbia ka tentuar që çështjen e Kosovës ta trajtojë nëpërmjet Shqipërisë, ndërsa shtoi se një nga mëkatet më të mëdha që është bërë, është dhënia e një autoriteti të një njeriu si Aleksandër Vuçiç.
Lexo edhe: Mediu: Opozita ka vetëm një lidership, Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet edhe në tavolinë
Gjithashtu ai ktheu vëmendjen edhe tek qëndrimet e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se nuk mund të marrë përsipër që ai të jetë negociator me Serbinë, pasi sipas tij nuk ka asnjë autoritet për këtë çështje”.
“Shkëmbimi tregtar nëpërmjet Serbisë dhe Kosovës ka qenë shumë më i madh se me Shqipërinë, para vendosjes së reciprocitetit. Ne nuk mundet që interesa të tilla kombëtare ti kthejmë në show. Nuk ndërtohen 100 plane, por të diskutohen disa çështje më të rëndësishme dhe të merren vendime konkrete.
Një nga mëkatet më të mëdha që kemi bërë është dhënia një autoriteti të një njeriu Aleksandër Vuçiç. Sot Serbia ka tentuar që çështjen e Kosovës ta trajtojë nëpërmjet Shqipërisë. U ndërtua një lloj marrëdhënie që ka qenë e dëmshme. Sot Serbia ka ardhur deri në Malin e Zi bashkë me Rusinë. Edi Rama mund ta mbrojë çështjen e Kosovës, por të mos marrë përsipër që të jetë ai negociator me Serbinë sepse nuk ka asnjë autoritet për këtë çështje”, tha Mediu.
/abcnews.al/