Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mediu në 30 vjetorin e lëvizjes studentore: Të rinjtë të bashkohen dhe sjellin ndryshimin me 25 prill

schedule10:13 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:13 - 8 Dhjetor, 2020

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe profesori Selami Xhepa në kuadër të 30 vjetorit lëvizjes së dhjetorit të ’90 kanë zhvilluar një takim me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kane studiuar në Shqipëri ,në vendet e BE dhe SHBA.

Ky bashkëbisedim riktheu ditët e protestave të studentëve, por mbi të gjitha gjendjen jashtëzakonisht të rënde ekonomike dhe politike mbas 30 vitesh në Shqipëri.

Në këtë takim Mediu dhe Xhepa kanë vlerësuar rolin dhe kurajon e studentëve të Dhjetorit në përballjen dhe përmbysjen e sistemit  komunist dhe fillimin e pluralizmit shqiptar me themelimin e Partise Demokratike.

Ata evidentuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare në këto 30 vite, por dhe problemet qe kane shoqëruar tranzicionin e gjatë shqiptar.

Në fjalën e tij para studentëve Xhepa është shprehur se Partia Demokratike, Partia Republikane si dhe e djathta ishin promotor të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërësisht te rrënuar politikisht dhe ekonomikisht nga diktatura komuniste si asnjë vend tjetër i lindjes komuniste.

Motivi shqiptarëve i cili u kthye në qëllim kombëtar ishte”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, në partneritet me ShBA dhe BE për të integruar Shqipërinë dhe kombin shqiptar drejt strukturave Euro-Atlantik.

Kryetari PR Mediu theksoj se anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO, liberalizimi i vizave janë nga fitoret me rendësi të madhe historike për shqiptarët nën qeverisjen e kryesuar nga Berisha.  Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me  krimin dhe korrupsionin dhe duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale.

Mediu theksoj nevojën e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe parlament, qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i Shtetit të së Drejtës, standarteve Evropiane kushtetuese,  ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë.

Ndërtimin e një Shteti ku drejtësia duhet ti shërbejë interesit te qytetarëve dhe të garantojë barazinë përballë ligjit.

Për fatin e keq sot nuk jemi një Republike Parlamentare por një Republikë e një individi të Edi Ramës i cili ka ndërtuar një regjim te korruptuar, duke shkatërruar ekonominë, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe duke ju kundërvënë Europës.

Parlamenti duhet të jetë një institucion i rëndësishëm që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe si  i tillë,  duhet patjetër të ketë mundësi të zgjedhin deputetët që do i përfaqësojnë,  si dhe deputet të jenë të përgjegjshëm përballë qytetareve dhe jo vetëm partive politike.

Ata theksuan se Universitetet duhet të gëzojnë autonominë e tyre dhe te mos jenë nën kontrollin e qeverisë. Në përfundim të gjithë bashkëbiseduesit theksuan nevojën e përfshirjes në politike për të ndryshuar Shqipërinë në 25 Prill dhe per t’u ribashkuar me Europën me një qeverisje te djathtë dhe të përgjegjshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!