Mediu: Meta shmangu një konflikt civil. Qëndrimi i Ramës, puçist

schedule13:30 - 9 Qershor, 2019

schedule 13:30 - 9 Qershor, 2019

Presidenti i Republikës në këndvështrimin e kryetarit e Partisë Republikane Fatmir Mediu shmangu një konflikt civil dhe i hapi rruge palëve për diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend. Qëndrimin e kryeministrit Rama për zhvillim të zgjedhjeve vendore me 30 Qershor Mediu e konsideron puçist, ndërsa opozita sipas tij duhet të ulet e të diskutojë për rrugën institucionale që duhet të ndjekë.

Një konflikt civil është shmangur ndërsa një dritë jeshile për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin është ndezur.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e lexon në ketë mënyre vendimin e Presidentit të Republikës për të ç’dekretuar zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Presidenti në rastin e këtij vendi ka shfrytëzuar autoritetin e tij kushtetues edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Është i vetmi autoritet që mund të japë dekrete dhe të zhvlerësojë dekrete, sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe ajo u shkatërrua qëllimisht nga Edi Rama. Ai ka kryer një veprim të drejtë dhe veprimi i Presidentit nuk duhet parë si triumf nga njëra ose tjetra palë. Duhet parë si një moment rivlerësimi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve.  I vetmi moment për t’i kthyer pushtetin qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ndëshkimi i krimit elektoral nëpërmjet influencave dhe lidhjeve politike”.

Në kushtet kur kryeministri Rama shprehet prerazi për mbajtje të zgjedhjeve vendore me 30 Qershor dhe pas vendimit te presidentit Meta  kreu i republikaneve sugjeron reflektim brenda Partisë Socialiste dhe intelektualeve në vend.

“Qëndrimi i tij i djeshëm është një qëndrim puçist, po ashtu edhe qëndrimi i tij i sotëm është një qëndrim puçist. Një njeri i cili kontrollin Prokurorinë në mënyrë të paligjshme.  Një njeri që kontrollon gjyqësorin dhe shkatërroi Gjykatën e Lartë në mënyrë të qëllimshme, një njeri i cili kontrollon parlamentin për të pasur pushtet absolut. Ky njeri nuk do të ndalet përballë asnjë gjëje ndaj kërkon që brenda PS-së të ketë një reflektim”.

Sa i përket opozitës sipas Mediut ajo tashme duhet të ulet e të diskutojë aksionin e saj nga pikëpamja institucionale. Të  qartësoje rrugën se si do të shkohet drejt zgjidhjes që propozon, qeverisë tranzitore pa Ramën Kryeministër. Dy mundësi me herët Basha i ka artikuluar dhe publikisht.

Marrëveshja për kalimin e krizës sipas kryetarit te Partisë Republikane duhet të shoqërohet dhe me marrëveshje për ndryshime kushtetuese të cilat limitojnë autoritetin e qeveritarëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!