Mediu me strukturat në Lezhë: 16 shkurti protestë e qytetarëve

schedule15:42 - 12 Shkurt, 2019

schedule 15:42 - 12 Shkurt, 2019

Thirrjen për bashkim me opozitën në protestën e 16 shkurtit e artikuloi edhe kreu i Partisë Republikane nga qyteti i Lezhës ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë.

Takime me në fokus protestën opozitare të 16 shkurtit në Tiranë zhvilloi edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në Lezhë me strukturat e forcës politike që drejton. Thirrjen për bashkim, e drejtoi përtej bindjeve politike.

Në sallë dritat ikën, por takimi vijoi.

Kjo nuk është thjesht protestë e PD, PR apo LSI por e qytearëve – deklaroi Mediu –  prandaj pjesëmarrja dhe vendimarrja e përbashkët me intelektualë, studentë, biznesmenë, të përndjekur, pronarë, parti opozitare, është e domosdoshme, përfundoi ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!