Mediu: Me Ramën Kryeministër nuk hyjmë në zgjedhje

schedule20:56 - 29 Mars, 2019

schedule 20:56 - 29 Mars, 2019

“Me Edi Ramën Kryeministër ne nuk do hyjmë në zgjedhje as lokale as parlamentare”. Është ky qëndrimi i opozitës i bërë publik nga kreu i PR-së Fatmir Mediu në studion e Provokacijas. Sipas tij ky është vetëm një qëndrim dhe jo vendim i opozitës.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur në studion e Provokacijas për situatën politike në vend, djegien e mandateve dhe aksionin opozitar.

Përsa i takon reformës në Drejtësi, Mediu thotë se shteti ka dhunuar Kushtetutën pasi nuk kanë funksionuar afatet ligjore të zbatimit.

“Reforma në drejtësi bazohet në dy kolona; vetingu që është i domosdoshëm dhe krijimi institucioneve që bënin propozime dhe plotësonin vendet vakante. Shteti ka dhunuar Kushtetutën se ka pasur afate ligjore të zbatimit të reformës në drejtësi që nuk kanë funksionuar për shkak të qëllimeve të mbrapshta. Ka qenë një lojë për të arritur në këtë nivel, pastrimi i gjykatave”.

Sa i takon integrimit Mediu thotë se nëse europa do mbyllë sytë përballë krimit e zgjedhjeve kjo do të ishte në dëm të qytetarëve shqiptarë.

“Vendi ynë duhet të jetë serioz dhe partner. Nëse Europa do mbyllte sytë përballë krimit, korrupsioni, mosfunksionimit të institucioneve, zgjedhjeve të lira kjo do  të ishte në dëm të qytetarëve shqiptarë. Anëtarësimi nuk na bën më evropian. Çështja është ta bëjmë Brukselin të vijë në Shqipëri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!