Mediu me drejtuesit e degëve të PR: Opozita të bashkohet në një platformë të qartë politike

schedule17:39 - 26 Tetor, 2020

schedule 17:39 - 26 Tetor, 2020

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vijoi takimet me drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Vetëm bashkimi i shqiptarëve dhe një platforma e qartë politike të opozitës, deklaroi ai bën të mundur që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

“ Opozita duhet të bashkohet në bazë të një platforme të qartë politike e cila përcakton detyrimet që ne kemi karshi qytetarëve shqiptarë nesër në qeverisje. Jo vetëm kritike kundër regjimit korruptiv të Edi Ramës, por në radhë të parë, qartësisht programin tonë ekonomik, social, shëndetësisë… në mënyrë që të bëhet e prekshme nga çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Mediu.

Ndërkohë prej strukturave vendimmarrëse të Partisë Republikane, Mediu kërkoi përfundimin sa më parë përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do konkurrojnë nën logon e PR-së.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!