Mediu mbledh Këshillin Politik të PR: Zgjedhjet e 25 prillit decizive për forcën e së djathtës

schedule14:28 - 17 Tetor, 2020

schedule 14:28 - 17 Tetor, 2020

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbledhur Këshillin Politik të PR-së, ku foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit për të djathtën.

Zgjedhjet e 25 prillit janë përcaktuese për forcën e së djathtës, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij në Këshillin Politik të PR-së, që në përbërje të tij ka intelektualë, të rinj, profesionistë dhe pedagogë.

 “Historia e të djathtës në këtë end është histori suksesi padyshim dhe problemesh të cilat duhet të reflektojnë. Por kjo e djathtë bëri të mundur ndryshimet, në Shqipëri, që hapi Shqipërinë drejt demokracisë. Po ashtu anëtarësimin  e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare edhe si meritë e lidershipit, zotit Berisha”, tha Mediu.

Këshilli Politik i Partisë Republikane, theksoi në vijim Mediu, duhet të kthehet në një qendër të organizimit të debatit për forcimin e së djathtës dhe ideve të saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!