Mediu: Kandidatët filluan garë brenda llojit, Berisha aset politik, duhej të ishte aktiv në fushatë

schedule22:17 - 4 Maj, 2021

schedule 22:17 - 4 Maj, 2021

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ftuar në Log. n ë ABC ka komentuar votat e grupuara nga secila parti e vogël.

Mediu është shprehur se e një mangësi në koalicion ishte fakti se në fushatë nuk është se n e ishim të bashkuar shumë para elektoratit, ishte një fushatë ndryshe nga ajo që bëmë në 2005 ku dilnim sëbashku në takime.

Ndër të tjera Mediu ka theksuar se një tjetër mangësi ishte edhe fakti që disa kandidatë për deputet nga radhët e koalicionit nisën luftë vetjake për grumbullim votash.

Siupas tij nëse në fushatë Berisha do të ishte më aktiv, do të kishte tjetër influencë dhe impakt te votuesit.

PR ka dalë partia e dytë e koalicionit me 23 mijë vota, ku kandidoi vetëm në 6 qarqe nga 12. Por që të bësh një analizë vetjake është e vështirë. Ka një ndarje të thjeshtë një mandat që merret kompesohet me kontributin me vota elektorale që mund të kesh marr në një qark tjetër. Nuk është bërë fushata të elektorale për koalicionin por është bërë vetëm PD-AN. Fushata jonë është bërë kudo. Unë e shikoj absurde sjelljen e kandidatëve ndaj aleatëve. Kishte dhe të llojit të ndryshme, koalicioni kishte tre vëzhgues një ishte i partisë garuese

Për mua do të ishte më efikase nëse do të kishte qasje koalicioni në të gjithë qarqet e Shqipërisë për të bërë të mundur maksimizimin e votës, Ishte fushatë parlamentare dhe mund të krijonte një valorizim më të madh. Për mua duhej të ishte hapja e listës në garë kush të kishte vota të bëhej deputet.

Ne u bashkuam në një koalicion dhe një pjesë e madh kishin baze elektorale në disa qarqe dhe duhej që këto të inspiroheshin për të qenë pjesë e fushatës, Në 2005 ne kemi qenë 17 parti dhe ne ishim të gjithë bashkë me Berishën në çdo takim elektoral. Pavarësisht se Rama nuk e lejoji listat e hapura të bënte lista të hapura që kandidatët të bënin të mundur që të shikonin elektoratin gri dhe socialistët e zhgënjyer. Për gjykimin tim Sali Berisha është aset jo vetëm politik por edhe elektorak, dhe ndoshta duhej që të krijohej një marrëdhënie tjetër në qarqe të ndryshme për të qenë më shumë proaktivë. Do të kisha kërkuar që ai të ishte proakriv se do të ishte vlerë e shtuar.

Sjellja e kandidatëve për deputet në koalicion ka pasur luftë për të marrë votat e veta, ishte e pafalshme, kjo s’ka të bëjë me Bashën por disa njerëz të vegjël që mendojnë opa po kalojmë lumin”, ka thënë Mediu.e.su./abcnews.al