Mediu i kujton kolegëve opozitarë: Të bashkohemi për sistem propocional me lista të hapura

schedule14:50 - 2 Nëntor, 2019

schedule 14:50 - 2 Nëntor, 2019

Opozita të bashkohet në idenë e sistemit Propocional Kombëtar me lista të hapura. Këtë mesazh i drejtoi kryerepublikani Fatmir Mediu  aleatëve të tij nga Asambleja e Partisë Republikane ku propozoi edhe ngritjen e një komiteti kombëtar për integrimin evropian.

Ka qenë dhe vazhdon të jetë i gatshëm të bëhet urë për dy partitë më të mëdha në vend. Kjo është cka duan ndërkombëtarët nënvizoi kryerepublikani Fatmir Mediu.

“Mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët, është inicimi nga Ne, i dialogut opozitë – pozitë, duke përfshirë kërkesat tona në kushtet që vendos Gjermania për hapjen e negociatave”.

Ndër propozimet më të rëndësishme që bëri publike në asamblenë e Partisë Republikane, Fatmir Mediu nënvizoi arritjen e një marrëveshje për ndryshim të kushtetutës.

“Marrëveshje për ndryshim të Kushtetutës dhe vendosjetë një dispozite tranzitore deri në anëtarësimin në BE, për krijimin e një qeverie tranzitore 100 ditëpara zgjedhjeve, sipas modelit Maqedonas, jo si ndëshkim politik, por si një marrëveshje positive, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe për të kthyer qytetarët në kutitë e votimit, për të ushtruar të lirë të drejtën e tyre të votës”.

Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më parë duke draftuar Kodin në bashkëpunim pozitë-opozitë, dhe me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë- ishte propozimi tjetër. Partisë Demokratike i drejton të njëjtën kërkesë, që të bashkohet me idenë e sistemit zgjedhor Proporcional Kombëtar me lista të hapura.

“Në thelb të këtij propozimi, qëndron Sistemi Propocional Kombëtar me lista të hapura, sipas së cilës votuesi përzgjedh partinë që dëshiron dhe brenda kësaj partie 10% tëkandidatëve të listës së asaj partie. Në fund deputetë përzgjidhen ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota në rang kombëtar. Po ashtu mbetjet e votave i shkojnë listës së partisë përkatëse, votat të cilat nuk plotësojnë numrin e nevojshëm për deputet, i shkojnë Partisë me presjen më të madhe dhjetore”.

Republikanët kanë përgatitur disa propozime konkrete në Asamblenë Komëtare të Partisë. Ata kërkojnë ndërtimin e një Komiteti Kombëtar për integrimin Europian, i cili të bashkëkryesohet nga dy ish Ministra të Jashtëm, konkretisht Besnik Mustafaj dhe Arta Dade.  Mandatimi me ligj i këtij Komiteti, për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e çdo institucioni, që rrjedhin nga detyrimet Evropiane dhe në veçanti, zbatimin e 9 kushteve të vendosur nga Bundenstagu Gjerman, me një plan konkret veprimi. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!