Mediu: Çdo propozim në Këshillin Politik vullnet i opozitës, Basha pro ndryshimit të sistemit

schedule13:53 - 29 Maj, 2020

schedule 13:53 - 29 Maj, 2020

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi në përfundim të mbledhjes së aleatëve të djathtë në selinë blu, se çdo gjë e dërguar në tryezën e Këshillit Politik është vullnet i opozitës së bashkuar.

Ai tha se ashtu si partitë opozitare edhe kreu i PD Lulzim Basha është pro ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave.

“Çdo gjë që është çuar në tryezë është vullnet i opozitës së bashkuar. Është e rëndësishme të shikojmë se në ç’ realitet jemi. Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare dhe nga qeveria ka refuzim do të thotë se ka vullnet për manipulim të procesit zgjedhor.

Kemi rënë dakord në parim për koalicionet për ndarjen e mandateve sipas votave që japin qytetarët shqiptarë. Edhe zoti Basha është për ndryshimin e sistemit por edhe për të këtë situatë të papranueshme ku nuk i jepet mundësi shqiptarëve të votojnë për ata që duan”, tha Mediu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!