Mediu “braktis” Berishën: Nuk do të jem në protestën e 6 dhjetorit, në zgjedhje të dalim me kandidatë të përbashkë

schedule20:19 - 23 Nëntor, 2022

schedule 20:19 - 23 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka konfirmuar se nuk do të jetë në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha më 6 dhjetor.

Mediu tha në “Radar Informativ” se nuk është pyetur dhe nuk i ëhstë marrë mendim për protestën, kështu që nuk do të jetë i pranishëm.

Njëkohësisht ai shprehu bindjen se data e protestës nuk është zgjedhur si një sinjal kundër BE-së, që mban samitin me vendet e rajonit në të njëjtën ditë.

“As nuk më ka pyetur njeri për datën 6 dhjetor, kështu që nuk kam pse të jem. Nuk kam pakënaqësi për asnjë proetstë që zhvillohet në Shqipëri. Opozita nuk duhet të shikojë protestën si qëllim në vetvete. Opozita duhet t’i ruhet kurtheve. Ajo që zhvillohet në 6 dhjetor nuk është kontribut i Edi Ranës, ka kontribut Sali Berisha, e djathta”, tha Mediu, duke iu referuar samiti të BE-së.

Megjithatë Mediu vuri në dukje se marrëdhënia e opozitës me faktorin europian nuk është mjaft solide, duke shtuar se në këtë kanë ndikuar edhe vendimet e viteve më parë për të braktisur institucionet dhe zgjedhjet.

“Nuk ka të bëjë me zotin Berisha. Edhe sipur ta kthejmë Lul Bashën ta organizonte Lul Basha, nuk e shmangim dot keqkuptimin”, tha Mediu.

Kreu i PR nuk mohoi një marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Ai shprehu bindjen se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët, ndërsa për këshillat bashkiakë me lista të ndara.

“Opozita duhet të ketë një kandidat të vetëm. Nuk lejohen koalicionet e përbëra. Nëse hyjmë ashtu do futemi me lista të përbashkëta edhe për këshillat. Është e rëndësishme të kemi një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie dhe nga ana tjetër secila parti politike të dalë me këshilltarët e vet. Këto parti duhet t’i bashkohet kandidatit për kryetar bashkie”, tha Mediu.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!