Forcat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, mediat: Nova Kakhavka në duart e Rusisë

schedule07:40 - 27 Shkurt, 2022

schedule 07:40 - 27 Shkurt, 2022

Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë deportuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit.

Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.

Ndërkohë mediat  ukrainase kanë raportuar se qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve.

Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.

Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!