Mediat serbe: SHBA, pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd

schedule18:22 - 23 Shtator, 2018

schedule 18:22 - 23 Shtator, 2018

Mediat e Beogradit paralajmërojnë se shumë shpejt SHBA do të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të përditshmes Danas, Prishtina dhe Beogradi do të synojnë arritjen e një marrëveshje pajtimi deri në pranverën e 2019-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të jenë pjesë e dialogut mes Kosovës e Serbisë në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje paqësore, përfundimtare. Kështu bën të ditur gazeta e Beogradit – “Danas”, ndërsa shkruan se përfaqësuesit e SHBA-së, së shpejti do të përfshihen më aktivisht në ndërmjetësimin e dialogut, pjesëmarrje kjo, e cila do të zhvillohet përmes një ndërmjetësuesi që do të udhëtojë në të dy vendet, dhe që do të përfshihet në biseda me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës.

Siç kanë thënë burime të kësaj gazete, SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 Shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet.

“Synimi i SHBA-së është që me zhvillimin e ndërmjetësimin mes vendeve apo “diplomacisë shuttle” siç njihet ndryshe, t’i afrojë qëndrimet e Beogradit e të Prishtinës me qëllimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm”.

”Pritet që deri më atëherë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai kosovar Hashim Thaçi do t’ia dalin të marrin përkrahjen e qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe që në opinionin e të dy vendeve të krijohet klima për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”, kanë thënë diplomatë, të cilët Danas nuk i ka bërë publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!