Mediat serbe raportuan se ishte shtruar në spital, reagon Aleksandër Vuçiç

schedule10:46 - 28 Prill, 2023

schedule 10:46 - 28 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi mediat serbe raportuan se ai ishte shtruar me urgjencë në spital.

Për Sputnik, Vuçiç u shpreh se lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta.

Vuçiç tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se sot po shkon në një turne të planifikuar në rrethin e Zajeçarit.

“Jam mirë, sot në ora 12:00 do të zhvilloj një turne nëpër Serbi”, theksoi presidenti serb.

Të enjten disa media në Serbi kanë publikuar informacionin se presidenti Vuçiç ndodhet në spital dhe këto deklarata kanë dalë fillimisht në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!