Mediat serbe pasqyrojnë deklaratën e Presidentit Thaçi

schedule11:44 - 10 Prill, 2018

schedule 11:44 - 10 Prill, 2018

Mediat serbe në faqet e tyre të para i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë deklaratave të një dite ë parë të të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili foli me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Koshares. Kreu i shtetit kosovar u shpreh se Kërcënimet që Serbia po i bën Kosovës, janë serioze, dhe se Kosova do përgjigjet si në vitin 1999. E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi përsëri kujton luftën”.

“Presidenti i Kosovës ka kërcënuar se do të godasë Serbinë me “pushkë”. Kjo është një tjetër provë se pala shqiptare nuk dëshiron dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e kesaj  të përditshmeje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!