Mediat serbe: Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të Beogradit

schedule13:11 - 3 Shtator, 2024

schedule 13:11 - 3 Shtator, 2024

BEOGRAD- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në afërsi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, paraditen e kësaj të marte.

Mediat vendase raportojnë se qytetarët që jetojnë në Vinça kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Kjo është thënë nga disa përdorues të rrjeteve sociale, sipas të cilëve një shpërthim i fortë është dëgjuar nga drejtimi i Vinça-s.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kanë thënë për portalin N1 se aktualisht janë duke kontrolluar se çfarë po ndodh në terren./ abcnews.al