Mediat serbe shkruajnë se më shumë se 60 ish luftëtarë te UCK-së pritet të akuzohen për krime lufte nga gjykata speciale në Kosovë. Ndër emrat më të përmendur janë Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës dhe Azem Syla.
Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj dhe Azem Syla do të jenë mes personave të akuzuar për krime lufte nga ghjykata speciale në Kosovë. Mediat serbe shkruajnë se janë më shumë se 60 ish luftëtarët e UÇK-së që pritet të akuzohen nga kjo gjykatë.
Disa ditë pasi presidenti i Kosovës dhe kryeministri, Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj, u përpoqën të rrëzonimn një ligj në parlament i cili lejon krijimin e gjykatës speciale, mediat në prishtinë raportojnë se janë bërë gati akt akuzat për më shumë se 60 ish luftëtarë të UÇK-së.
Akuzat e para pritet të zyrtarizohen në mesin e muajit shkurt, sipas portalit Isajder, duke shtuar se presidenti i Kosovës Thaci dhe kryetari i parlamentit Kadri Veseli, figurojnë nën hetim për krime lufte.
Thaci po hetohet si një ish lider politik i UÇK-së dhe kreu i qeverisë së tranzicionit të krijuar nga komandantët e UÇK-së pas mbërritjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë ne verën e 1999-ës. Ndërsa Veseli hetohet për rolin si kreu i shërbimit sekret të UÇK-së.
Isajder shkruan se Azem Syla, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të hetohet për një seri vrasjesh të kundërshtarëve politikë, një hetim që deri tani është drejtuar nga Eulex në kuadër të çështjes “Bllaca 2”
Sokol Dobruna është një tjetër emëri i cili pritet të hetohet për rolin e tij si ekzekutues i gjykatës së UCK-së e cila ishte aktive gjatë luftës dhe pak pas përfundimit të saj.
Daut Haradinaj pritet të akuzohet për rolin e tij në çështjen e njohur si liqeni Radonjic, ku u gjetën trupat e pajetë të 40 serbëve, shqiptarëve dhe romëve.
Prokurorët e gjykatës speciale po hetojnë për rreth 400 vrasje të serbëve dhge shqiptarëve pas vitit 2000, përfshirë dhe shumë vrasje të pazgjidhura të rivalëve politikë të partive që dolën nga UÇK-ja./abcnews.al