Mediat serbe: Lesoto tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës

schedule10:03 - 17 Tetor, 2018

schedule 10:03 - 17 Tetor, 2018

Mediat serbe raportojnë se Mbretëria e Lesotos ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të gjitha deklaratat që mund të interpretohen si njohje e pavarësisë. Ministri i Jashtëm i Lesotos gjatë takimit me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç, konfirmoi se qeveria e vendit të tij ka ndryshuar qëndrimin politik ndaj Kosovës. Ai theksoi se e ardhmja e statusit të Kosovës do të mund të vendoset vetëm nëpërmjet dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Vetëm në përfundim të dialogut do të dihet statusi i qartë i Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!