Mediat serbe e zviceriane e kritikuan për shqiponjën, Gjon’s Tears: Skandal kot, do ta bëj gjithmonë

schedule17:09 - 31 Maj, 2021

schedule 17:09 - 31 Maj, 2021

Këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion Gjon’s Tears këtë të hënë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku rrëfeu emocionet që përjetoi në këtë rrugëtim të rëndësishëm profesional. Gjatë momentit të pikëve, Shqipëria i jep pikët maksimale dhe Gjon’s Tears në shenjë mirënjohje dhe falenderimi bën simbolin e shqiponjës. Çast që u bë pjesë e lajmeve dhe komenteve jo të mira në Zvicër dhe Serbi sepse u pa si një simbol politik. Ermali e pyet rreth impaktin të këtij reagimi tek artisti.

“Mbështetjen e Shqipërisë unë kurrë nuk e harroj. Me të vërtetë e kam në zemër, dhe me të vërtetë njerëzit që më suportojnë që nga fillimi I mbaj në zemrën time. Mediave të Zvicrës i kam thënë që e kam bërë se ishte një mënyrë për ta përrshëndetur dhe falenderuar Shqipërinë për 12 pikët dhe gjithë mbështetjen që më kanë dhënë që nga fillimi. Do ta bëj gjithmonë shqiponjën.

Rezultati final e mërziti?

 “Nuk kam asnjë peng, me thënë drejtën qëllimi im ishte të jem në 5 të parët. Me vendin e 3 s’kam asnjë pishman. Sepse duhet me e kuptu që janë kaq shumë milionë njerëz që i shikojnë dhe unë shikueshmërinë e mora”.

Sikleti më i madh që kanë pasur artistët dhe delegacionet ishte bërja e tamponëve çdo ditë, duke iu rritur edhe “stresin” në këtë proces.

‘Çdo ditë bënim tamponë, kishim një bexh që nuk funksiononte nëse nuk kishe bërë testin. Ishte situatë pak stresuese”.

E megjithatë, ai rrëfeu se e ka përjetuar çdo sekondë të spektalit ndërkombëtar, duke pasur pranë familjarët e tij, e nga ana tjetër e kontinentit gjyshin e tij me video call. Për këtë ai tha se kishte ardhur deri në Zvicer dhe ishte i detyruar të kthehej sërish mbrapsh për shkak të rregullave të covid 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!